Vllaznia e këtij sezoni pritet të ndërrojë disi fytyrë, krahasuar me atë formacion që pamë sezonin e shkuar. Tashmë, e gjitha qendra e mbrojtjes është rikompozuar nga e para. Kështu, nuk do të jenë më as Adili dhe as Diagne.
Shkodranët kanë ruajtur në këtë repart vetëm krahët e mbrojtjes, kapitenin Gurishta dhe Hakajn. Në mesfushë ka besuar më shumë trajneri tiranas Mirel Josa, kur ka mbajtur thuajse tërë repartin me Jonuzin dhe Heriç, me përjashtim largimit të mesfushorit Ardit Krymi.
Të vetmet përforcime në këtë repart, janë ato të Lorik Boshnjakut dhe Herald Markut. Pikërisht ky repart pritet që të mos ketë prurje të tjera. Së bashku me të ardhurit në merkato, ky merkato pritet të jetë zemra e ekipit.
Risi mund të quhet edhe sulmi, ku dyshes Aralica-Nunes, me këtë të fundit të rikthyer nga huazimi tek Kastrioti dhe Latifit në krah, i është shtuar një fantazist si Kristijan Vulaj, tek i cili ka shumë shpresa. Megjithatë, një alternativë me perspektivë është edhe ajo e Mehdi Çobës.
Në këtë mënyrë tek Vllaznia, krahas futbollistëve titullarë, është menduar të ketë edhe një konkurrencë po aq të fortë dhe ndryshe nga sezoni i shkuar. Përjashto prapavijën, nuk dihet me saktësi se cilët do të jenë titullarët e mesfushës apo sulmit.
Ekipi ka nisur fazën përgatitore në Austri prej ditësh me grupin të plotësuar, teksa këto futbollistë që janë aktualisht me Vllazninë, pritet të përfaqësojnë shkodranët në ndeshjet e Conference League ndaj Universitatea Kraiova.
Maringlen ZHIVANI