Një ngjarje e rëndë ndodhi disa orë më parë në qytetin e Shkodrës. Trajneri Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person i paidentifikuar.
Fatmirësisht Gjoka shpëtoi pa dëme, por kjo ngjarje ka prekur rëndë të gjithë njerëzit e sportit në Shqipëri.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe ish-futbollisti i njohur shkodran, Elvin Beqiri.
Për Newsport.al, Beqiri tha se janë njerëz të caktuar që e shohin Vllazninë si “mejhane”.
Reagimi i Beqirit:
Për ngjarjen
Është një turp i madh. Më pjen keq për profesor Nestin.
Kjo që ndodhi është shumë e rëndë dhe duhet t’i jepet rëndësia e duhur.
Organet kompetente duhet të marrin masa patjetër që të mos ndodhin më këto gjëra të ulëta.
Është shumë e rëndë që këto ndodhin në djepin e futbollit.
Klubi duhet të reagojë fuqishëm dhe policia të veprojë sa më shpejt.
Presionet te Vllaznia
Presionet te Vllaznia ndodhin për shkak të njerëzve të dobët, që e shohin klubin si “mejhane” dhe që mund të bësh çdo gjë aty./Newsport/