Legjenda e futbollit anglez Glen Hodëll, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë dhe Totenhemit ka pësuar ditën e shtunë në ditëlindjen e tij të 61-të një sulm në zemër.
Mediat angleze raportojnë se gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë, por pas ndërhyrjes së mjekëve, tani po vjen drejt normalizimit. Hodëll me Kombëtaren e Anglisë u kualifikua në kampionatin botëror Francë 98, ndërsa në karrierën e tij si trajner ka drejtuar skuadra si Totenhem, Suonsi dhe Vovles. Më pas ai ka vazhduar punën e tij si analist sportiv në televizion.