Pavarësisht se Vllaznia ka marrë rezultate pozitive deri në këto momente në Superiore. Ku shkodranët momentalisht janë mes skuadrave kryesuese, ajo çfarë ka shqetësuar në radhët e shkodranëve ka qenë pësimi i golave. Një fakt që është theksuar edhe nga trajneri Brdariç.
Me gjermanin që ka theksuar shpesh se ajo që duhet përmirësohet është mbrojtja dhe mos pësimi i golave. Dhe në fakt me sa duket fjalët dhe masat që ka marrë ishmesfushori kanë qenë të suksesshme.
Kjo pasi skuadra nuk pësoi gol në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Skënderbeut në shifrat 2-0. Kuqeblutë jo vetëm që lanë “0” në portën e Qarrit, por ishin shumë të përqendruar gjatë 90 minutave, duke rrezikuar shumë pak për të pësuar në portën e tyre.
Kjo ishte ndeshja e katërt këtë sezon ku shkodranët nuk kanë pësuar gol nga 12 të zhvilluara deri tani. Më parë 9 herë kampionët e vendit e kishin lënë portën të paprekur në fitoren 0-1 në javën e parë kundër Partizanit. Fitoren 2-0 ndaj Bylis në ndeshjen e javës së 6-të dhe barazimin 0-0 ndaj Elbasanit në javën e 8-të të Superiores së këtij edicioni.