Tomas Brdariç “shtrydh” Vllazninë. Faza përgatitore këtë qëllim ka dhe gjermani kërkon që t’u marrë maksimumin lojtarëve gjatë kësaj periudhe. Trajneri po përpiqet që çdo ditë e më shumë të sjellë risi në planet stërvitore.
Vëmendja e tij nuk është thjesht te përgatitjet fizike apo teknikotaktike të grupit, por edhe ana teorike. “Panorama Sport” mëson se gjatë grumbullimit në Korçë, tekniku po i mëshon shumë kësaj pjese.
SULMUESI – Vllaznia nuk do të ndalet derisa të gjejë një “pykë”. Pasi ra pista “Hebaj” dhe mbetet në lojë Simonovski, një tjetër emër ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për boshnjakun Haris Dilaver, i cili sezonin e fundit e ka mbyllur te Celik Zenica. 30-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar për një periudhë në të shkuarën edhe në Greqi.
Sulmuesi është shumë pranë firmës me kuqeblutë, e megjithatë zyrtarizimi mbetet “peng” prej sponsorit Alban Xhaferi. Ai ka qene ne Bjellorusi dhe tashme qe eshte kthyer, do të ketë zhvillime konkrete për këtë operacion merkatoje.