Mesnata e së premtes ka shënuar fundin e merkatos së futbollistëve të huaj dhe orët e fundit kanë sjellë edhe një tjetër përforcim për Vllazninë.
Administratori Lici pas shumë bisedimesh me menaxherin dhe vetë lojtari, kanë arritur akordin për të bërë futbollist të skuadrës shkodrane brazilianin Silvio Rodrigues Pereira Junior.
Ky i fundit luan si sulmues dhe vjen për të plotësuar repartin që kishte më shumë nevojë se askush tjetër tek kuqeblutë për përforcim.
24 vjeçari ka luajtur së fundmi me ekipin Chernomorets Odesa në Ukrainë dhe prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me kuqeblutë dhe duket se ka bindur trajnerin Lika.
Ndoshta, lojtari ende nuk është në formën e tij më të mirë megjithatë ka dhënë shenja se mund të jetë i rëndësishëm për Vllazninë në sezonin e ri.
© shkodrasport.com