Sulmuesi 18 vjeçar i kombetares U19 te Shqiperise Rrok Toma ne sezonin e ri do te luaje me ekipin Albinoleffe qe militon ne Serine C te futbollit italian. Ndonese mosha e tij eshte per te luajtur serish me te rinjte (Primavera), drejtuesit e klubit kane vendosur ta kalojne tek ekipi i pare.
Ai shihet si nje element shume premtues dhe si rrjedhoje duan ta rrisin sa me shpejt nga ana profesionale. Kujtojme qe Toma ka ardhur ne kete klub nje vit me pare pikerisht nga Torino ku ka qene nje element i rendesishem i Akademise se ketij klubi.
Diten e sotme nderkohe jane bere edhe fotot zyrtare te te gjithe pjestareve te Albinoleffes ne prag te startit te sezonit te ri dhe futbollisti i kombetares kuqezi nuk ka ngurruar te beje edhe shqiponjen, per t’u treguar te gjitheve origjinen e tij.
Ky futbollist eshte nga Kakarriqi i Lezhes por prej disa vitesh jeton ne Itali ku kerkon te ngjise shkallet e karrieres pikerisht duke e filluar nga poshte. Me shume mundesi kjo mund te jete zgjedhja e duhur sepse ne futbollin italian nuk mund te hysh menjehere nga siper.
Rrok Toma me Albinoleffe do te tentoje te shkelqeje qe ne sezonin e pare dhe synimi i tij eshte qe shume shpejt te zgjoje interesin e skuadrave te Serive me te larta. Kujtojme qe ky sulmues eshte pjese e rendesishme e kombetares U19 te Shqiperise dhe trajneri Armando Cungu beson shume ne aftesite e ketij lojtari./SHKODRA-SPORT.COM/