Lajme te mira per sulmuesin shkodran Amin Tahiri. Diten e djeshme ai ka firmosur te paren kontrate profesioniste ne futbollin italian teksa n sezonin e ri do te jete pjese e ekipit Feralpisalò, i cili merr pjese ne Seria C ne szonin e ri.
19 vjeçari i lindur ne Shkoder ka firmosur nje kontrate njevjeçare teksa do te jete deri me 30 qershor te vitit te ardhshem pjese e kesaj skuadre. Tahiri ka zgjedhur edhe numrin qe do te mbaje ne fanelle- 30 dhe shume shpejt pritet te jete i gatshem per trajnerin Aimo Diana.
Amin Tahiri ka qene rregullisht edhe pjese e ekipit tona kombetare te moshave teksa ka luajtur me ato te U15, U17, U18 dhe U19. Pas largimit nga Shqiperia, ai ka nisur fillimisht te luaje ne Itali tek Akademia e njohur e Torinos, me pas ka kaluar tek Akademia e Sudtirol, ndersa tashme do te luaje ne Seria C.
Kontrata e firmosur diten e djeshme eshte nje mundesi shume e mire per kete futbollist qe te tregoje vlerat e tij dhe me siguri qe Feralpisalo do te jete thjesht nje trampoline per karrieren e tij te metejshme./www.shkodrasport.com/