Pak dite me pare ka firmosur kontrate profesioniste me ekipin e Seria C ne Itali Feralpisalò dhe tashme edhe eshte prezantuar zyrtarisht nga kjo skuader. Behet fjale per sulmuesin 19 vjeçar shkodran Amin Tahiri.

19 vjeçari i lindur ne Shkoder ka firmosur nje kontrate njevjeçare teksa do te jete deri me 30 qershor te vitit te ardhshem pjese e kesaj skuadre. Tahiri ka zgjedhur edhe numrin qe do te mbaje ne fanelle- 30 dhe shume shpejt pritet te jete i gatshem per trajnerin Aimo Diana.

Amin Tahiri ka qene rregullisht edhe pjese e ekipit tona kombetare te moshave teksa ka luajtur me ato te U15, U17, U18 dhe U19. Pas largimit nga Shqiperia, ai ka nisur fillimisht te luaje ne Itali tek Akademia e njohur e Torinos, me pas ka kaluar tek Akademia e Sudtirol, ndersa tashme do te luaje ne Seria C.

Kontrata e firmosur me date 6 shtator me ekipin Feralpisalò do te jete jete nje mundesi e mire qe shkodrani Amin Tahiri te tregoje vlerat e tij me te mira./www.shkodrasport.com/