Ka qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e kaluar teksa ka luajtur në 31 ndeshje me fanellën kuqeblu dhe ka shënuar 5 gola në kampionat për të. Sulmuesi Andi Ribaj nuk është se ka lënë ndonjë përshtypje kushedi se çfarë në Shkodër me këtë paraqitje, megjithatë është rikthyer sërish sot në këtë qytet.
Por këtë herë jo për të biseduar me drejtuesit e Vllaznisë për t’u rikthyer sërish tek ajo sepse eshte nen kontrate me Flamurtarin. Ka ardhur sepse ka patur një problem dëmtimi dhe për rrjedhojë ka dashur të bëjë një vizitë tek fizioterapisti Ilirjan Haxhaja.
Ky i fundit njihet si një nga më të mirët në profesionin e tij dhe për rrjedhojë Ribaj nuk ka ngurruar të udhëtojë shumë kilometra për të qenë pranë tij për një vizitë.
Po ashtu, nuk kanë ngurruar të bëjnë edhe një foto sëbashku dhe atë e ka postuar në faqen e tij në facebook Haxhaja ku shkruan: “Po e mbyllim vitin me Andi Ribaj. Sot për vizitë tek Qendra e Rehabilimit të ekipit ku luajti, Vllaznia. Dhe uron tifozat shkodranë: Gëzuar festat!
© shkodrasport.com