Ardit Nikaj është një prej atyre futbollistëve, që ka zhvilluar normalisht ndeshje edhe në këtë javë kur të tjetërt ishin pushim. Kjo për faktin se Nikaj ka luajtur me ekipin kombëtar të U-21, dhe ka qënë titullar.
Kjo të bën të mendosh për lodhjen, por trajneri i korçarëve Gvozdenoviç siguron se: “Nikaj është 20-vjeç dhe si i tilllë për të nuk ka lodhje. Ai që nga dita e martë dhe deri të shtunën është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati”.
Kështu përsëri tek korçarët është një dyshe e zakonshme mes Nikajt dhe Rashicës, por nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë surprizë në këtë vijë, që Gvozdenoviç nuk e ka deklaruar, raporton korcaboom.com.
Kujtojme qe Nikaj eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe me pas, me nje marreveshje ne mes dy klubeve ka kaluar ne Korçe, aty ku kete sezon eshte kthyer ne liderin e sulmit te Skenderbeut.