Ka luajtur pa Dungen dhe ka shenuar. Ka luajtur edhe me te dhe ka bere te njejten gje. Sulmuesi boshnjak Haris Dilaver neser dhe me pas edhe per disa ndeshje te tjere, nuk do ta kete perkrah kenianin.

Por kjo nuk do ta pengoje ate te jape me te miren e tij dhe te ndihmoje skuadren per arritjen e objektivit. Gjate konferences se sotme ai e beri te qarte se nuk eshte 100 per qind i kenaqur me ate qe ka dhene deri tani per Vllaznine.

Qe do te thote se mund te jape edhe me shume. Tifozet dhe stafi shpresojne qe ai ta beje kete gje qe neser ndaj te kuqve, per te shenuar dhe per ta udhehequr Vllaznine drejt fitores se rradhes.

Dilaver duket i lumtur me pervojen e deritanishme tek Vllaznia dhe madje, ka kerkuar qe edhe mediat apo njerezit perreth saj te mos merren me thashetheme por ta mbeshtesin sepse po bejne mire.

Dhe ne fakt kjo eshte gjeja me e mire. Kampionati tani sa vjen e veshtiresohet dhe te tjereve nuk do t’u pelqeje fakti qe Vllaznia eshte serish ne krye. Do te tentojne “te fusin edhe shkopinj nder rrota” dhe prandaj Dilaver ka kerkuar mbeshtetje./SHKODRA-SPORT.COM/