Xhulio Skuka i ka dhënë fund aventurës te Dinamo. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për NeWsport.al që ditën e sotme lojtari ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me “Nëndetësen Blu”.
Mungesa e hapësirave në formacionin titullar ka bërë që shtatlarti t’i japë fund aventurës me kryeqytetasit. Tashmë është Partizani që pret të përfitojë shërbimet e tij.
Ka pasur bisedime mes lojtarit dhe drejtuesve të kuq, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. Zhvillime të reja priten në vazhdim për të ardhmen e futbollistit, por fakt tashmë është se Skuka është larguar nga Dinamo.
Kujtojme se qe prej sezonit te kaluar ky lojtar ka qene ne bisedime edhe me Vllaznine, po ne fund nuk preferoi te vinte ne Shkoder teksa zgjodhi Dinamon, por edhe me te nuk i eci.