Gazzetta dello Sport ka zbuluar se Gonzalo Higuain dhe modelja Lara ëechsler po presin një fëmijë. Asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar lajmin por gazeta sportive shkruan se vitin e ardhshëm çifti do të bëhen me fëmijë. Ata janë takuar kur lojtari erdhi te Juventus dhe vazhdojnë të jenë në një lidhje së bashku.Lara është 27-vjeçe, punon si dizajnere dhe është argjentinase sikurse ai.
Natyrisht që një lajm i tillë do ta bëjë edhe më të lumtur sulmuesin e Juves i cili ndonëse mbrëmë nuk arriti të shënojë ndaj Interit, sërish mbetet një nga shënuesit më të mirë të Seria A.
© shkodrasport.com