Arbër Hoxha mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në një prej ligave më të forta të Evropës. Sipas “europacalcio.it”, skuadra italiane Lecce është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të krahut nga Dinamo Zagrebi.

Kalimi i Hoxhës te Lecce mund të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës. Futbollisti 26-vjeçar, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në verën e vitit 2027.

Në këtë sezon me Dinamon, Hoxha ka regjistruar 25 paraqitje, shumicën prej tyre si zëvendësues. Ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në elitën e futbollit kroat.

Lecce, që aktualisht po lufton për mbijetesë në Serie A dhe ka në përbërje edhe dy futbollistë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, e sheh Hoxhën si një përforcim të rëndësishëm për krahët në sulm.