Rey Manaj është larguar nga Barcelona dhe tashmë atë e ndajnë vetëm disa orë nga zyratrizimi i aventurës së rradhës.
Sulmuesi i Kombëtares, sipas “Sky Sport”, ditën e sotme pritet të firmosë me Watford në Championship në Angli, një kontratë 3-vjeçare.
25-vjeçari prej disa ditësh ndodhet në Angli, ndërsa sot pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën. Ky lajm është konfirmuar edhe nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Manaj është gati kështu të startojë një kapitull të ri në karrierën e tij, ku do të tentojë të rikrijojë paraqitjet pozitive që pat shfaqur në sezonin e shkuar me Spezian.
Maringlen ZHIVANI