Sulmuesi i Milanit, Nikola Kaliniç ka hedhur poshtë idenë e bashkimit me Guangzhou Evergrande të Fabio Cannavaro, sipas raporteve. Sulmuesi kroat u bashkua me kuqezinjtë në huazim nga Fiorentina në verë, me një detyrim për ta bërë marrëveshjen të përhershme në fund të sezonit. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë qenë zhgënjyese deri tani, me vetëm katër gola në 17 ndeshje të Serie A dhe vetëm një, që nga tetori.
“Calciomeracto.com” raporton se Cannavaro është një tifoz i madh i Kaliniç, dhe u përpoq ta marrë atë në Tianjin Quanjian, por pa sukses.Sulmuesi e refuzoi këtë veprim, pasi beson, se ai mund të ketë sukses me Milanin dhe shpreson të ndryshojë “pllakën” në gjysmën e dytë të sezonit./eds/