Vllaznia do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 3-të të Kategorisë Superiore ndaj Tiranës. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 6 pikë pas dy javësh, ndërsa kërkojnë fitoren e radhës ndaj kampionëve në fuqi, Tiranës.

Shkodranët vazhdojnë përgatitjet prej ditësh, por dy lojtarë “shqetësojnë” trajnerin Brdariç për të bërë formacionin e plot. Portieri Zogovic dhe sulmuesi i momentit Haris Dilaver nuk janë 100% gati dhe mund të mungojnë ndaj bardhebluve.

I pari ka një problem në gishtin e dorës dhe kjo e ka penguar të zbresi në fushë. Sulmuesi Dilaver ka pasur shqetësime me dhëmballën dhe kjo i ka shfaqur komplikacione.

Për momentin këto dëmtime nuk duken aq serioze dhe në klub shpresojnë që t’i kenë të dy lojtarët në fushë. Portieri Zogovic nuk ka pasur asnjë gol në 4 ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës, ndërsa Dilaver ka shënuar 2 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Shqipërisë./newsport/