Godberg Cooper është rikthyer me skuadrën. Sulmuesi i Kukësit ishte infektuar me Coronavirus dhe prej më shumë se 1 jave qëndronte i izoluar në shtëpinë e tij. Mirëpo, sot ka ardhur lajmi i mrekullueshëm nga kampi verilindor ku bëhet me dije se në tamponin e fundit, shtatlarti afrikan ka rezultuar negativ.

Sot, ai i është bashkuar skuadrës në seancën e radhës stërvitore. Një lajm i bukur ky për trajnerin Hallaçi që do të ketë në dispozicion një “armë” më shumë për takimin e rëndësishmë kundër Vllaznisë.

“Godberg Cooper rikthehet me ekipin!

Sulmuesi italian ka kaluar me sukses Covid19 dhe në tamponin e kryer së fundmi, ka rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, Cooper ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin periudhës së izolimit”, shkruhej në faqen zyrtare të Kukësit.

Kujtojmë që të dielën, verilindorët do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45./newsport/