Vllaznia ka shpresuar shumë që të mbante në gjirin e saj sulmuesin brazilian Junior edhe për sezonin e ardhshëm por nuk do të ndodhë kështu.25 vjeçari mësohet se ka firmosur në Sllovaki me ekipin FC Vion Zlate Moravce që merr pjesë në Superligën e këtij vendi.

Drejtuesit shkodranë në fakt kanë qenë prej kohësh në kontakte me lojtarin dhe i kanë ofruar rinovim, madje edhe dëshira e Junior ka qenë për të vazhduar në Shkodër ngaqë bashkë me familjen e tij u ambjentuan mjaft mirë në këtë qytet.

Por në fund, oferta e sllovakëve duket se e ka bindur për të bërë një zgjedhje tjetër dhe gjithçka ka ardhur për shkak të një oferte shumë më të mirë financiare që i ka ofruar Zlate Moravce.

Në këtë mënyrë kuqebluve do t’u duhet të tentojnë për gjetjen e një sulmuesi tjetër dhe me shumë mundësi ai do të vijë përsëri nga Brazili.
© shkodrasport.com