Sulmuesi lezhjan Redon Danaj po shkëlqen me ekipin e Dinamos. Ditën e sotme, ai ka shënuar një dopietë për dinamovitët në fitoren e këtij ekipi me rezultatin 2-1 ndaj Luzit.
Me këtë dopietë, sulmuesi lezhjan shkon në kuotën e katër golave në 13-ndeshje me ekipin e Dinamos.
Kujtojmë këtu se, Danaj ka qenë më parë edhe pjesë e Shënkollit dhe Besëlidhjes, teksa tashmë po luan për ekipin e bluve të kryeqytetit të drejtuar nga trajneri Nevil Dede.
22-vjeçari konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm tek Dinamo dhe si rrjedhojë, aty janë edhe duke i besuar, por edhe vetë Danaj po ua shpërblen këtë besim.
Ndërkohë, me fitoren 2-1 ndaj Luzit, Dinamo kryeson momentalisht me 27-pikë, teksa në ndjekje të saj është Korabi me 24-pikë. Javën e ardhshme, ekipi dinamovit do të luajë ndaj Orikut në transfertë.
Maringlen ZHIVANI