Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Aristidi Kolaj është vënë në qendër të merkatos në Serinë B italian ku janë disa skuadrat që i janë vënë pas 22 vjeçarit.

Sulmuesi me origjine nga Kastrati i Malesise se Madhe është futbollist në pronësi të Sasuolos, por vitin e kaluar u aktivizua me Pro Patrian në Serinë C.

Pak kohë më parë, Peruxhia e cila sapo është ngjitur në Serinë B kërkoi shërbimet e sulmuesit të Shpresave, por si duket në garë është futur dhe skuadra tjetër e sapongjitur, Alesandria.

Sipas ‘’TuttoMercatoWeb’’, Alesandria është afër një marrëveshje për të blerë përfundimisht kartonin e Kolajt i cili do të ishte një përforcim shumë i domosdoshëm për skuadrën italiane.

Aristidi Kolaj është futbollist i lindur në Itali, por që është aktivizuar me 21 vjeçarët e Shqipërisë më herët.