Te Vllaznia ka qendruar serish Aralica, po ashtu eshte rikthyer nga huazimi edhe Kaina. Pjese e skuadres vazhdojne te jene edhe Latifi e A.Hoxhaj, nderkohe qe ka ardhur edhe Vulaj. Çka do te thote se reparti i sulmit duket i blindur.
Per me teper qe pritet ndoshta edhe Shefiti. Por ka edhe nje emer tjeter tek i cili duhet besuar edhe me shume. E kemi fjalen per Mehdi Çoben. 22 vjeçari ne keto dy jave qe ekipi ka filluar stervitjen duket shume i motivuar.
Ai shpreson qe pavaresisht konkurrences, te beje mire ne sezonin e ri. Kuptohet qe do te tentoje te binde trajnerin Josa per te marre me shume minuta dhe nese kjo ndodh, nuk ka per t’u zhgenjyer.
Dy sezonet e kaluara te Vllaznia e kane pjekur mjaftueshem per te qene tashme protagonist. Çoba ne momente te caktuara ka treguar se ka vlera dhe ato do te mundohet t’i tregoje edhe me shume ne sezonin e ri.
Prandaj dhe menyra si po punon ne stervitje, te binde se ne fushe kemi per te pare nje lojtar qe do binde çdo dite e me shume./SHKODRA-SPORT.COM/