Redon Mihana nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Futbollisti 24-vjeçar ka prishur kontratën me klubin rrogozhinas, teksa mësohet se ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Erzenin.
Në ditët në vijim, sulmuesi pritet të firmosë me shijakasit, për të nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Vlen të theksohet fakti se Mihana, luajti si i huazuar te klubi i Kastriotit, që nuk mundi të siguronte dot mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Gjithashtu 24-vjeçari është aktivizuar në të kaluarën edhe me Apoloninë dhe Dinamon.
Duket se futbollisti nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Tetova, për këtë sezon të ri futbollistik, ndaj edhe palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Duhet thene se Mihana eshte nje futbollist qe i ka shenuar rregullisht Vllaznise, si kur ka qene pjese e Apolonise, ashtu edhe me Kastriotin dhe Egnatian.