Ernest Muçi është një nga lojtarët më të përmendur të momentit. Sulmuesi kryeqytetas u transferua nga Tirana te Legia e Varshaves për një shifër afro 500 mijë euro.
Ndërsa rroga e lojtarit ende nuk dihet saktësisht, por thuhet se merr afro 10-12 mijë euro në muaj. Në një lidhje direkte mbrëmë me gazetarin Glend Tafaj, u kujtuan hapat e parë me skuadrën e Tiranës.
Asokohe ai ishte vetëm 17 vjeç dhe kishte lidhur një kontratë profesionisti. Në një intervistë të dhënë për Gjergj Stefën, ai tregonte atëherë se paguhej vetem 300 mijë lekë të vjetra. Çfarë ndryshimi, çfarë kohërash. 19-vjeçari s’e ngriti kurrë zërin, punoi shumë dhe sot po korr dalëngadalë frytet e punës së tij.
Ëndrra e tij është Seria A. Nëse vijon me të njëjtat ritme si në vendin tonë, padyshim që është objektiv i arritur. Dikur paguhej 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa sot më shumë se 30 fishi i saj./newsport/