Bruno Telushi ishte i pari qe u largua nga Elbasani dhe me pas firmosi ne Vlore te Flamurtari. Pas tij nga skuadra verdheblu u larguan edhe Edon Hasani dhe Bedri Greca qe po ashtu, u perfol se do te ndiqnin fatin e tij.
Por duket se sulmuesi do te ndjeke nje rruge tjeter. Bedri Greca duket se do te jete lojtari më i ri i Besës. Mediat raportojne se Greca ka gjetur akordin me klubin kavajas deri në verën e vitit 2026.
Kështu Besa përforcohet në sulm me objektiv rikthimin në Superiore pas shumë viteve. Greca ndërkohë largohet nga Elbasani, ndërsa ishte pjesë e verdhebluve prej verës së vitit 2023.
Këtë edicion kishte humbur vendin e titullarit tek Elbasani dhe kështu vendosi të rikthehet në Kategorinë e Parë.