Sulmuesi Redi Kasa është kthyer tek Egnatia. Vetë klubi ka bërë të ditur se huazimi i tij 6-mujor ka përfunduar dhe ai është rikthyer në ekip. Palët kanë arritur akordin dhe Kasa ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027-të.
Postimi i plotë
“Përshëndetje Kampionë !
Klubi njofton se sulmuesi Redi Kasa ka mbaruar huazimin 6-të mujorë tek NK Olimpija Ljubljana në Slloveni.
Kasa së bashku me Presidentin Agim Demrozi kanë zgjatur bashkëpunimin në deri në vitin 2027-të.
Sulmuesi pasi rinovoi kontratën u ngjit direkt në bordin e “avionit të Kampionëve” për tu berë gati për fluturimin Europian.