Shefit Shefiti ishte një nga objektivat e Vllaznisë në merkato, ndërsa tashmë është kthyer në objektivin e Partizanit. Aktualisht, sulmuesi është futbollist i lirë pas mbylljes së bashkëpunimit me Renovën.
Drejtuesit e kuq kanë pasur një takim me 24-vjeçarin, por kanë hasur në të njëjtën pengesë siç hasi Vllaznia. Shefiti ka shprehur hapur vullnetin e tij për t’u bashkuar me një klub si Partizani, por dëshira e tij më e madhe është transferimi në Kroaci.
Aktualisht, ai po mundohet të pajiset me pashaportë kroate dhe vetëm në rast se kjo proçedurë vonon deri në fund të merkatos, Shefiti do t’i thoshte “po” Partizanit.
Gjithsesi, nuk dihet se sa gati do të ishin të kuqtë atëherë. As më pak e as më shumë, por Shefit Shefiti po vepron me Partizanin njësoj siç veproi me Vllazninë, te cilen e la te priste per disa dite, por ne fund pa i kthyer pergjigje pozitive.
Maringlen ZHIVANI