Angjelo Radovani dhe Astrit Rama jane dy futbollistet me te ri te skuadres AF Luftetari te Gjirokastres. Prezantimi i tyre eshte bere diten e sotme dhe bashke me dy sportistet e tyre ka qene edhe menaxheri Bruno Dodi.

Radovani eshte nje produkt i Vllaznise dhe konsiderohet nje sulmues me shume te ardhme dhe per kete arsye eshte mirepritur ne Gjirokaster. Ne kete qytet ne fakt, futbollistet shkodrane jane pritur gjithmone mire dhe kane lene gjurme me aktivizimin e tyre dhe per kete arsye, sportdashesit gjirokastrite mendojne qe edhe Radovani do t’u beje shume pune me lojen dhe golat e tij.

Po ashtu, edhe menaxheri Dodi mendon se tek Luftetari, 22 vjeçari shkodran do te gjeje veten pas aventurave jo shume te mira qe ka kaluar tek Bylis, Beselidhja, KOM Podgorica dhe Besa sepse i ka te gjitha dhuntite per te qene sulmuesi me i mire i kampionatit.

Nga ana tjeter, po sot eshte prezantuar edhe nje futbollist tjeter tek skuadra gjirokastrite. Behet fjale per Astrit Rama. Edhe ai eshte 22 vjeç dhe qe nga mosha 11 vjeç ka qene pjese e Akademise se njohur te Olimpiakosit ne Greqi.

Me pas ka kaluar tek Lazio ne Itali, por aventura e tij aty u nderpre para tre vitesh, pikerisht per shkak te pandemise. Kjo beri qe te kalonte ne Portugali me ekipin Lexios ne kategorine e dyte. Rama ka qene edhe pjese e kombetares U17 te Shqiperise vite me pare kur ka luajtur tre ndeshje me te.

Me marrjen e ketij lojtari qe luan ne mesfushe dhe te Radovanit ne sulm, Luftetari eshte me i forte dhe do te kerkoje me ngulm arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e pare te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/