Skënderbeu mund të humbasë shkodranin Belajdi Pusi në merkaton e janarit. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Kosova.
Për 24-vjeçarin bëhet me dije se ka shfaqur interes skuadra e Ferizajt, që renditet në vendin e fundit në Superligën e Kosovës, me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

Për të shpëtuar skuadrën nga rënia, drejtuesit e Ferizajt, po mendojnë të afrojnë lojtarë cilësorë, teksa një ndër ta duket se do të jetë Pusi, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë.

Ndërkohë te Ferizaj deri tani janë transferuar Jasmin Meçinoviç dhe Çlirim Avdulli. Largimi i Pusit nga Skënderbeu, pritet të ndikojë për sa i përket cilësive në repartin ofesniv të korçarëve, pasi shkodrani ka qenë një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Skënderbeut në këtë sezon dhe do të jetë e vështirë të zëvendësohet.

Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete transferim, por me shume te ngjare 24 vjeçarin do ta shohim duke luajtur ne Superligen e Kosoves ne gjysmen e dyte te sezonit.