Futbollisti shkodran Brajan Gruda po paraqitet shume mire gjate fazes pergatitore me ekipin e pare te FSV Mainz 05, pjese e te cilit ai eshte. Madje ne ndeshjen pergatitore te rradhes, ate zhvilluar diten e sotme ndaj Koblenz, ka qene edhe autor goli.

Skuadra e Bundelisges gjermane pjese e te ciles eshte edhe 19 vjeçari shkodran, ka fituar me rezultatin e thelle 6-1 ndaj ketij kundershtari dhe Gruda ka shenuar golin e peste te kesaj ndeshje.

Golat e tjere jane shenuar nga Barkok, Marmutovic, Ajorque (2) dhe Burgzorg. Ajo qe duhet thene eshte se Gruda po fiton çdo dite e me shume besimin e trajnerit dhe pritet qe edhe gjate sezonit te ri te marre hapesiren e duhur per aktivizim.

Ne fakt, edhe gjate sezonit qe sapo u mbyll, sulmuesi qe njekohesish eshte edhe pjese e kombetares U19 te Gjermanise, ka luajtur ne dy ndeshje me ekipin e pare te Mainz. Nderkohe ne sezonin e ri pritet te tregoje me shume vlerat e tij.

Brajan Gruda ka firmosur ne nentorin e vitit te kaluar te paren kontrate profesioniste dhe ai tashme eshte pjese e FSV Mainz 05 ku do te kerkoje te lere gjurme me lojen dhe golat e tij. Dhe siparin e ka hedhur qe sot, ndonese ka qene thjesht nje ndeshje miqesore.
Gjergj KOLA