Pak dite me pare ka qene vete klubi i Teutes i cili njoftoi mbylljen e bashkepunimit me sulmuesin shkodran Kristian Preknicaj, por 22 vjeçari nuk ka qendruar gjate pa ekip.

Mesohet se prej dites se djeshme, ai ka nisur stervitjen me ekipin e Lushnjes dhe ne gjysmen e dyte te sezonit do te jete pjese e kesaj skuadre ku do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira.

Kujtojme qe Preknicaj edhe sezonin e kaluar ka qene pjese e skuadres lushnjare ku beri paraqitje shume te mira dhe jo me kot, gjate veres ishin drejtuesit e Teutes qe e binden per te qene pjese e skuadres se tyre ne Superiore.

Por lojtari qe eshte rritur si futbollist ne Itali nuk arriti dot te adaptohej siç duhet me kete skuader dhe me gjithe besimin e dhene nga trajneri Martini, nuk u be ai protagonisti qe te gjithe deshironin. Si rrjedhoje u largua nga Teuta per t’u rikthyer serish tek Lushnja ku shpreson shume te tregoje serish vlerat e tij me te mira./www.shkodrasport.com/