Sulmuesi shkodran Francesco Dibra nga sot eshte zyrtarisht futbollist i Mantoves, skuadres italiane qe merr pjese ne kampionatin e Seria B. 18 vjeçari ka firmosur kontraten dhe me pas ka nisur menjehere stervitjen me ekipin e te rriturve.

Te pakten nga sa meson gazeta “Shkodra Sport”, Dibra do te jete ne dispozicion te stafit te ekipit te pare sa here qe ai e sheh te arsyeshme per ta patur ne vemendje, por nderkohe do te mundet te luaje edhe ne ndeshje me ekipin e te rinjve te ketij klubi.

Ne kete menyre pas 13 vitesh me ekipe te ndryshme si “Alma Juventus Fano”, Ternana e Reggiana, ai tashme do te nise nje rrugetim te ri ne karrieren e tij plot ambicie e synime per te ardhmen.

Por nderkohe siç kemi bere te ditur Francesco ditet e fundit eshte stervitur me ekipin e Dinamos gjate pergatitores qe ai ka zhvillur ne Itali. Ka luajtur edhe ne ndeshjet miqesore me te, madje ka shenuar edhe gola duke lene pershtypje shume te mire. Aq sa drejtuesve dinamovite dhe konkretisht presidenti Bardhi i kane ofruar edhe firmosjen e kontrates.

Kjo nuk u be e mundur sepse Francesco eshte ne vitin e fundit te shkolles se mesme dhe kjo do t’i krijonte probleme per t’u spostuar nga Italia ne Shqiperi. Pikerisht per kete arsye eshte zgjedhur kete sezon Mantova per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale dhe me shume mundesi sezonin e ardhshem ate mund ta shohim duke luajtur ne futbollin shqiptar.
Gjergj KOLA