Kombëtarja U-17 fitoi 3 me 2 miqësoren sot përballë Polonisë U-17. Sfida e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” dhuroi spektakël mes dy skuadrave. Ishin miqtë e Polonisë që mbyllën në avantazh pjesën e parë.

Në të dytën Kombëtarja U-17 reagoi duke përmbysur rezultatin. Dhe protagonisti kryesor si gjithnje per kete ekip eshte sulmuesi shkodran Gabriel Kulla i cili ka shenuar dy gola shume te bukur duke e kthyer rezultatin ne favor te kombetares kuqezi.

Te parin, ate te barazimit e ka shenuar nga nje goditje denimi duke e derguar topin ne trekendesh, ndersa te dytin pas nje veprimi te bukur ne zone duke nxjerre jashte loje mbrojtesit polak dhe me nje gjuajtje te bukur e ka derguar topin ne rrjete. Pas ketyre golave do te shenonte edhe Vogli golin e trete per kombetaren tone.

Tre gola prej kuqezinjve, që treguan kështu forcën e kuqezinjve qe vendosën fitoren në këtë miqësore. Një sfidë mjaft e luftuar deri në fund, ndërsa për miqtë ishte Jakub Kaçovka që realizoi dopietë.