Gjergj KOLA
Nje forme e jashtezakonshme per sulmuesin shkodran Gabriel Kulla. Momentet e mira qe po kalon me kombetaren shqiptare U17 ku ne 12 ndeshje te luajtura me te, ka shenuar 11 gola, po e shoqeron edhe tek skuadra e tij ne kampionatin italian ate te Sassuolos.
Kulla ka arritur te shenoje edhe ndeshjen e sotme ndaj Torinos, ndonese duke mos mundur dot t’i jape pike ekipit te tij per te cilin ka qene nje dite e keqe sepse eshte mundur me rezultatin 1-4.
Megjithate sulmuesi me numrin 9 e ka bere detyren e tij ne menyren me te mire te mundshme dhe ka arritur te shenoje serish. Goli i sotem eshte i 14-ti per te ne kete kampionat dhe per rrjedhoje kryeson me meriten renditjen e golashenuesve me te mire te Seria A per kete grupmoshe, shkruan shkodrasport.com
Statistikat e Gabriel Kulles ne fakt jane te “frikshme”. Ndonese luan te parin sezon te tij ne futbollin profesionist, ka arritur te shkelqeje menjehere. Ne 16 ndeshjet e kampionatit te sivjetem, ka luajtur ne 14 prej tyre sepse ne 2 te tjera ka munguar per arsye se ka qene i demtuar me kombetaren.
Dhe ne 14 ndeshje ka arritur te shenoje po aq gola, me nje mesatare te shkelqyer prej 1 gola ne ndeshje. Te mos harrojme se ne kampionat perballe ka ekipe si Juventus, Genoa, Torino, Parma, Sampdoria etj.
Nje klas i larte i ketij futbollisti qe me siguri do te kete nje te ardhme te ndritur ne karrieren e tij. Dhe te mos harrojme se ai ka lindur dhe eshte rritur ne Shkoder dhe deri ne moshen 11 vjeç eshte stervitur tek Akademia “Djelmnia Shkodrane”.(www.shkodrasport.com)