Nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla vazhdon te shkelqeje ne kampionatin italian te grupmoshes U17 me ekipin e tij- Sassuolo. Ne ndeshjen e sotme te vlefshme per kampionat ndaj Carrarese, ai ka shenuar jo nje por dy gola duke kontribuar ne fitoren e skuadres se tij me rezultatin 4-1.

Sassuolo ndonese ka luajtur ne transferte, ka arritur ta dominoje kete perballje dhe si rrjedhoje fale golit te pare dhe te dyte te shenuar nga sulmuesi i kombetares shqiptare, kane arritur te krijojne nje avantazh qe do ta ndihmonte ate ne fitoren e kesaj ndeshje.

Ndonese per Carrarrese ka shenuar Di Tonno, kane qene Cornescu dhe Caricato qe kane shenuar edhe dy gola te tjere per skuadren ku luan edhe futbollisti shqiptar dhe ne kete menyre ajo ka marre nje trepikesh me shume vlere.

Me fitoren e sotme, Sassuolo eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve, nje me pak sesa Cesena e vendit te katert dhe kuptohet qe dueli ne mes ketyre dy skuadrave do te jete i forte ne dy javet e fundit te kampionatit, per te siguruar vendin e katert qe i çon ne fazen play-off.

Nderkohe me dy golat e shenuar sot, Gabriel Kulla eshte ngjitur ne kuoten e 15 golave duke qene i dyti ne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit, me nje gol me pak sesa Alex Amadio i Juventusit.(www.shkodrasport.com)