Nga Gjergj KOLA

Pak dite me pare shenoi nje prej golave te fitores per Shqiperia U17 ne fitoren e saj 4-1 ndaj Azerbajxhanit dhe po ashtu dha edhe nje asist per shoket e tij te ekipit. Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla e ka perseritur te njejten gje edhe per skuadren e tij ne kampionatin italian- Sassuolon.

Ne sfiden ndaj Cesena, luajtur ne transferte, 17 vjeçari shkodran shenoi golin e dyte per skuadren e tij dhe njekohesisht dhe edhe nje asist duke ndihmuar Sassuolon qe ta fitonte kete ndeshje me rezultatin 4-1.

Goli i shenuar diten e djeshme ndaj Cesenas ne kampionat eshte i 13-ti per Gabriel Kullen i cili njekohesisht eshte nje nga shenuesit me te mire te ketij kampionati duke treguar me se miri vlerat e tij. Nje lojtar i cili vetem kete sezon po luan si profesionist, por po ia del ne menyren me te mire te mundshme.

Kulla njekohesisht eshte pike referimi edhe per kombetaren U17 te Shqiperise me te cilen ka shenuar 12 gola ne 13 ndeshje, por per arsye te ndeshkimit me kartona, do te mungoje ne ndeshjen e neserme ndaj Uellsit. Duke qene i skualifikuar, ai udhetoi drejt Italise ku diten e djeshme pra beri mire per klubin aktual duke shenuar e dhene asist. Nje sulmues me shume vlere dhe qe premton per te ardhmen- Gabriel Kulla.(www.shkodrasport.com)