Paraqitja shumë e mirë e bërë në kampionatin e kaluar, ka bërë që sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta të jetë i kërkuar nga ekipet e tjera të futbollit turk. Ai ka lënë kësisoj ekipin e tij të mëparshëm Silopispor dhe ditën e djeshme ka firmosur për Siirtspor.

Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një ceremoni shumë të veçantë për prezantimin e tij duke e konsideruar si një blerje shumë të rëndësishme tek i cili do të bazohen për arritjen e objektivave që kanë në sezonin e ri.

28 vjeçari ka qenë një sulmues i spikatur edhe në futbollin shqiptar duke rënë në sy për golat e shënuar jo vetëm tek Vllaznia por edhe tek Luftëtari, Kastrioti e Bylis dhe për rrjedhojë, këtë gjë po e tregon më së miri edhe në futbollin turk.

Vërtetë do të luajë në sezonin e ri në kategorinë e katërt por niveli i kampionatit atje është thuajse i njëjtë me atë të Superligës shqiptare dhe për më tepër, pagesat janë shumë të mira.

Për këtë arsye, Rraboshta duket shumë i përkushtuar për të bërë maksimumin për skuadrën e tij të re. Duke rene ne sy tek ky ekip padyshim qe do te kete nje mundesi te mire per ngjitjen serish nje kategori me lart mbase qe ne mes te sezonit.
© shkodrasport.com