Skuadra e Orikut ka bërë një tjetër afrim këtë merkato. Pas disa prurjeve radhën e ka Jasmin Raboshta për t’iu bashkuar ekipit bregdetar.
KF Oriku ka postuar në rrjetet sociale ditën e sotme prezantimin e sulmuesit. Raboshta edhe zyrtarisht i bashkohet skuadrës së qytetit të Orikumit. Sulmuesi ka një eksperiencë të madhe dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për blutë.
34 vjeçari kishte ngelur pa ekip pas eksperiencës së fundit me Lirinë në Kosovë, teksa në Shqipëri Vora ishte skuadra e fundit për shkodranin. Klubi i kategorisë së Dytë përforcohet me një “bomber” që e njeh mjaft mirë Superioren dhe Kategorinë e Parë.
Drejtuesit e Orikut presin shume nga aftesite e Rraboshtes i cili me siguri qe do ta beje siç duhet detyren e tij per te shenuar sa me shume gola dhe per ta ndihmuar kete skuader te arrije objektivat qe ajo ka.