Fiorentina ka nisur te mendoje qe tani per te ardhmen dhe si rrjedhoje fokusi i saj eshte perqendruar edhe me shume tek Akademia. Pikerisht per kete arsye, diten e sotme drejtuesit e klubit kane firmosur kontratat e para profesioniste me tre futbolliste qe i konsiderojne te se ardhmes dhe njeri prej tyre eshte ai me origjine nga Shkodra, per te cilin kemi shkruar shpesh- Majkol Luka.

Sulmuesi shtatelarte qe mban edhe shiritin e kapitenit tek kombetarja U15 e Shqiperise, ndryshe nga Alessandro Perrotti i datelindjes 2008 dhe Daniele Persico i datelindjes 2009 te cilet kane firmosur kontrata per nje vit, ai ka firmosur per tre vite. Qe do te thote se drejtuesit e Akademise se Fiorentines dhe ato te klubit viole besojne shume ne aftesite e ketij lojtari.

Majkol Luka eshte i datelindjes 2009 dhe do te jete pjese e Fiorentines te pakten edhe per tre vitet e ardhshme pas kontrates profesioniste qe ka firmosur diten e sotme. Qe do te thote se sulmuesi 15 vjeçar do te filloje te paguhet nga Fiorentina e cila beson se shume shpejt mund ta kete nje element te rendesishem edhe per ekipin e pare.

Lojtari me origjine nga Shkodra ka qene i shoqeruar ne zyrat e klubit nga menaxheri i tij Gregorio Passalacqua dhe familjaret e tij, nderkohe qe per klubin viole kontrata eshte firmosur nga drejtori i Akademise Maurizio Niccolini.

Padyshim qe kjo kontrate e pare profesioniste do ta motivoje edhe me shume Majkolin per te ecur perpara ne karrieren e tij dhe kete gje ai e ka pohuar edhe me postim ne rrjetet sociale ku shkruan: “I lumtur që do ta vazhdojmë këtë përvojë së bashku edhe për 3 vite të tjera”.
Gjergj KOLA