Ndonëse ende nuk i ka mbushur 25 vjeç, ai ka provuar të luajë në disa kampionate. E ka nisur karrierën tek Vllaznia, më pas ka kaluar tek Ada dhe nga këtu, ka hedhur hapin e rëndësishëm të kalimit në Letoni ku ka luajtur me shumë sukses me ekipin Ventspils. Që aty, ka provuar të luajë edhe në Bullgari dhe së fundi edhe në Gjeorgjinë e largët. Por nga dje, sulmuesi shkodran Ndue Mujeci ka kaluar në Qipro e Veriut tek ekipi “Genclik Guru” që merr pjesë në Superligën e këtij vendi.
Ai ka firmosur një kontratë deri në verë me këtë ekip dhe pastaj do të vendosë nëse do të rinovojë apo do të kërkojë një ekip tjetër. Padyshim që ai me golat e tij pritet të jetë një pikë e fortë referimi për stafin teknik të kësaj skuadre për të rregulluar manovrën sulmuese sepse mungesa e golit ka qenë një problem për ta deri më tani.
© shkodrasport.com