Pasi ka kaluar fazen me te veshtire, sulmuesi shkodran i Skenderbeut Ardit Nikaj tashme ka nisur terapine dhe rikuperimin. Ai i eshte nenshkruar ne muajin qershor nje nderhyrje kirurgjikale ne gju per shkak te keputjes se ligamentit krocial dhe demtimit te meniskut.

Nderyrja ka shkuar mire dhe sipas udhezimeve te mjekeve, tashme i duhet te beje shume kujdes ne fazen e rikuperimit. Per kete gje ai ka zgjedhur te bashkepunoje me ish- futbollistin e njohur Roland Peqini i cili eshte nje nga me te miret ne vend per kete gje.

Te dy bashke ato kane postuar sot nje foto teksa shihen ne palester duke vijuar punen me shpresen qe gjerat te shkojne mire dhe Nikaj te kthehet sa me shpejt ne fushen e lojes. Fillimisht ish- lojtari i Vllaznise kishte shprehur qe ne shtator te ishte gati per te zbritur ne fushen e stervitjes, por demtime te tilla kerkojne nje rikuperim 6 mujor.

Per me teper kerkon nje rikuperim te kujdesshem dhe Nikaj nuk kerkon te nxitohet tashme. Ai eshte serish nen kontrate me Skenderbeun dhe shpreson qe te pakten ne gjysmen e dyte te sezonit te jete ne fushe per ta ndihmuar kete skuader te rikthehet ne Superlige.

Kujtojme qe pjese e ekipit korçar ne kete sezon jane dhe tre shkodranet e tjere, Belajdi Pusi, Dritmir Beci dhe Uendi Vecaj. Te Skenderbeu i vleresojne dhe padyshim qe ata duhet ta justifikojne kete besim per ta rikthyer kete skuader aty ku duhet./SHKODRA-SPORT.COM/