Vjen goli i pare per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj me skuadren e tij te re, CS Sfaxien ne kampionatin tunizian te futbollit. Ka qene ndeshja kunder EGS Gafsa e zhvilluar mbremjen e sotme e cila eshte fituar nga skuadra e Hebajt me shifrat 2-0 qe ka sjelle edhe “zhbllokimin” e tij.

Ne minuten e 14-te te ndeshjes, CS Sfaxien ka fituar te drejten e nje 11-metershi dhe ai i eshte ngarkuar ta ekzekutoje pikerisht futbollistit nga Shqiperia. Ai eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete dhe duke shenuar golin e pare per skuadren e tij.

Pak minuta me vone CS Sfaxien ka fituar edhe nje tjeter 11-metersh por ate e mori persiper ta ekzekutonte nje tjeter futbollist i saj por qe ka gabuar. Megjithate topi i kthyer nga portieri eshte derguar ne rrjete nga nje tjeter shok skuadre i Hebajt duke dyfishuar shifrat dhe ketu eshte mbyllur gjithçka.

Pas 4 javesh kampionat, CS Sfaxien ka arritur te grumbulloje 7 pike dhe ndodhet ne vendin e gjashte ne renditje. Me ardhjen e Hebajt, drejtuesit e kesaj skuadre shpresojne qe te rritet forca goditese dhe bashke me te, te vijne edhe sukseset dhe ngjitja ne vendet e para te renditjes./www.shkodrasport.com/