Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj vazhdon te beje mire ne kampionatin e Uzbekistanit me skuadren e tij PFK Andijan. Te shtunen e kaluar jo vetem shenoi nje tjeter gol per te duke kontribuar ne fitoren 2-1 ndaj Sogdiana, por 25 vjeçari eshte shpallur njekohesisht edhe lojtari i ndeshjes.
Pas 22 javesh kampionat, PFK Andijan ndodhet ne vendin e gjashte te renditjes se kampionatit me 34 pike. Interesant eshte fakti se kjo skuader ka shenuar deri tani 21 gola dhe mbi gjysmen e golave mbajne firmen e Hebajt, plot 12. Golashenuesi i dyte me i mire i ketij ekipi eshte Alizhonov me vetem 3 gola.
Ky eshte treguesi me i mire qe Andijan eshte “i varur” nga golat e Hebajt. Por jo vetem kaq. Ish- sulmuesi i Vllaznise kryeson edhe renditjen e golashenuesve me te mire te Superliges se Uzbekistanit me 12 gola ne 19 ndeshje te luajtura.
Ne vend te dyte eshte Dragan Ceran i Pakhtakor Tashkent me 11 gola dhe ne te tretin Sylvanus Nimely i ekipit Surkhon Termez me 10 gola. Kur kane mbetur edhe pak jave deri ne fund te kampionatit, Hebaj ne kete menyre eshte kandidati kryesor per “Kepucen e Arte” te kampionatit.
Ecuria dhe golat e tij, kane bere qe ne adrese te sulmuesit te ardhur nga Shqiperia te kete jo pak oferta, megjithate per to do te vendose ekipi i Andijan sepse e ka lojtarin nen kontrate deri me 31 dhjetor 2024./SHKODRA-SPORT.COM/