Tashmë jemi në merkaton e janarit dhe skuadrat e Superiores po mundohen që të bëjnë më të mirën e mundshme për t’u përforcuar aty ku kanë më shumë nevojë dhe padyshim me mndësitë që kanë në dispozicion.

Ndërkohë që tek Partizani nga momenti në moment pritet të zyrtarizohet sulmuesi ganez Karikari, një tjetër dilemë për të kuqtë është edhe Rubin Hebaj, i cili ndoshta nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Hebaj, në merkaton e verës është afruar tek Partizani në formë huazimi deri në fund të sezonit nga sllovensët e Domzhales dhe me të drejtë blerje, por që kjo mund të “lëkund” drejtuesit e klubit.

Deri më tani, shkodrani ka shënuar vetëm 2 gola në derbi përballë Tiranës kur erdhi nga stoli, mirëpo kaq ndoshta nuk mjaftojnë për një skuadër siç është Partizani. Të presim për zhvillime të mëtejshme./newsport/