E ka mbyllur edhe ne Turqi dhe sulmuesi shkodran Sindrit Guri tashme eshte vene ne kerkim te nje skuadre tjeter. Dhe duket se eshte shume firmes ne kontrate. Madje behet fjale per nje rikthim te tij ne kampionatin shqiptar.
30 vjeçari eshte larguar para 5 vitesh nga futbolli shqiptar, pikerisht kur la Kukesin per t’u shitur tek belget e Ostende, me te cilet luajti per tre sezone. Me pas kaloi ne Maqedonine e Veriut tek Shkendija e Tetoves, ndersa ne sezonin e fundit luajti ne Turqi me Istanbulspor.
Nderkohe emri i tij ka qarkulluar se fundi edhe tek disa ekipe ne Shqiperi, por me se shumti duket se Dinamo eshte prane firmes me te. Mbremjen e djeshme, Guri ka ndjekur miqesoren Vllaznia- Dinamo nga tribuna VIP e stadiumit “Loro Boriçi” duke qene perkrah drejtorit sportiv te bluve Fakiç.
Burime per gazeten bejne te ditur se akordi eshte shume prane dhe ne ditet e ardhshme pritet edhe firma ne kontrate. Dinamo eshte forcuar ndjeshem ne çdo repart, por i duhet edhe nje lojtar per sulmin dhe ai pritet te jete shkodrani Sindrit Guri./SHKODRA-SPORT.COM/