Sulmuesi i Kukësit Sindrit Guri është pëlqyer nga drejtuesit e Sherif Tiraspol dhe mësohet se ata i kanë bërë një ofertë kukësianëve për ta marrë. Kujtojmë këtu se këto dy skuadra u ndeshën me njëra- tjetrën pak ditë më parë për Ligën e Kampioneve dhe ishin moldavët ata që kaluan në turin tjetër. Por jo vetëm kaq.

Guri ndonëse nuk ka luajtur në pozicionin e një sulmuesi të mirëfilltë por në atë të mesfushorit të krahut megjithatë ka arritur të bëjë një paraqitje të mirë. Sipas “Sport Ekspres”, për sulmuesin shkodran Sherifi i Tiraspolit ka bërë menjëherë ofertë, pasi u ka pëlqyer me paraqitjen që bëri në fushë ndaj tyre.Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Kukësi, pasi Guri ka edhe një vit kontratë me verilindorët. Tifozët e Vllaznisë në fakt kanë patur një apel për drejtuesit e klubit të tyre, për ta marrë këtë lojtar në Shkodër ngaqë kuqeblutë vuajnë për një sulmues cilësor por me siguri që kjo nuk do të ndodhë sepse ai ka kontratë me kukësianët.

© shkodrasport.com