Gramshi në tre takimet e para të kampionatit ka mundur të marrë vetëm një pikë. Edhe në ndeshjen e fundit në Luz ekipi nuk doli dot te rezultati pozitiv. Në një prononcim për mediat, sulmuesi Mikel Zogu u shpreh: “Luajtëm mirë në transfertën e Luzit, por nuk morëm atë që meritonim.

Barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi i kishim mundësitë për ta marrë. Futbolli i tillë është, po nuk shënove do të pësosh. Ky është një fillim jo i mirë i sezonit, por shumë shpejtë do t’i rikuperojmë këto pikë që kemi lënë.

Në takimin e radhës të cilin e kemi në transfertë me ekipin e Basanias do të synojmë vetëm fitore, pasi nuk ka rrugë tjetër për ne”, thotë Zogu. Nje deklarate qe padyshim vlen per kampin gramshiot, por e njejta gje vlen edhe per skuadren kundershtare.

Tek Basania mezi e presin kete sfide sepse lojtaret dhe stafi teknik duan te bejne autokritike per ate start jo te mire te kampionatit dhe prandaj kane premtuar para presidentit nje kthese e kjo do te behet vetem duke fituar ndaj Gramshit.

Kujtojme qe kjo ndeshje do te luhet diten e diele ne oren 14:00 ne fushen sportive te Bushatit dhe eshte e vlefshme per javen e katert te kampionatit te kategorise se dyte./www.shkodrasport.com/