Skënderbeu udhëtom nesër drejt Shkodrës për tu përballur me Vllaznië. Ndeshja do jetë e vlefshme për javën e 13-të të Superligës dhe pritet të jetë e luftuar. Kjo duke parë edhe formën e javëve të fundit të dy skuadrave, ku secila gëzon humorin dhe rezultatet e duhura.

Skënderbeu vjen në “Loro Boriçi” me një “arsenal” sulmuesish që e dinë çfarë do të thotë të shënosh kundër Vllaznisë. Kështu sezonin e shkuar në një humbje të korçarëve 2-1 në Shkodër do shënontë për juglindorët, Elvi Berisha. Sulmuesi fierak që është ndoshta edhe më i rrezikshmi i korçarëve.

Po ashtu edhe kolegu i tij në sulm, Alfred Mensah ka shënuar në të shkuarën kundër Vllaznisë. Edhe afrikani ka gjetur rrjetën sezonin e shkuar kundër shkodranëve. Një gol që ka pasur vlera vetëm për të pasi Skënderbeu do humbiste 5-1 kundër Vllaznisë.

Një gol me vlera për Skënderbeun kundër Vllaznisë në të shkuarën ka shënuar Belajdi Pusi. Sulmuesi shkodran ndëshkonte në minutën e 90-të para dy sezonesh kuqeblutë duke i dhënë fitoren 2-1 bardhekuqve.

Pra tek korçarët ka disa lojtarë që e dinë çdo të thotë të shënosh kundër Vllaznisë dhe vëmendja ndaj tyre duhet të ekzistojë gjithmonë në fushën e lojës.
Endri ÇINARI