Futbolli i femrave nga dita në ditë po merr përmasa edhe të mëdha sepse jo vetëm po rritet niveli i tij por po shtohet edhe interesi për ta ndjekur atë. Në disa raste, meshkujt zgjedhin disa arsye të tjera për të qenë të pranishëm në një ndeshje të gjinisë tjetër, sigurisht për të parë anën femërore të saj. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera. Një rast i tillë vërehet shumë larg vendit tonë.

Dhe kemi të bëjmë me një futbolliste që po merr çdo ditë e më tepër ndjekës.Në pamje të parë është e ëmbël dhe plot hijeshi, por brenda zonës është vrastare. Tifozët e skuadrës së futbollit femëror të Chivasit në Meksikë (të paktën publiku mashkullor) kanë dy arsye për të mbushur stadiumin në ndeshjet e skuadrës së tyre.

Norma Palafox është sulmuesja e tyre e zemrës, e cila nuk ofron vetëm kënaqësinë e golit të shënuar, por dhuron edhe një kërcim “të nxehtë” pas tij. Pikërisht për këto, meshkujt nuk mungojnë në ndeshjet ku ajo luan sepse kanë se çfarë të ndjekin

© shkodrasport.com